Lajme

(Video) Ministrja Balluku: Nesër vinë çunat nga Londra në aeroportin e Kukësit, do i pres Rama





“Çunat e Londrës” do të zbresin nesër në aeroportin e Kukësit. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Në një komunikim në ERTV nga aeroporti, ministrja tha se nga informacionet që ka nesër do të bëhet ulja e avionit të parë në aeroportin “Flatrat e veriut”, me çunat nga Londra siç tha ajo dhe do t’i presë kryeministri Rama.

Balluku zbuloi gjithashtu se fluturimi është promocional dhe nuk është paguar biletë. “Mua më rezulton që po. Nga të gjitha të dhënat që kam nga konçesionari. Është fluturim promocional nuk është paguar biletë. Më rezulton se çunat e Londrës janë të rezervuar dhe në datë 18 ulen këtu, i pret kryeministri.

Ky është një aeroport i ndërtuar sipas të gjitha kritereve të aviacionit civil evropian. Jemi duke përfunduar detajet e fundit. Këtu punohet. Kanë mbetur detaje të vogla,” tha Balluku.





MË TË LEXUARAT

To Top