Lajme

(Video) Na i bëri zemrën mal! I riu shqiptar vrapon 28 kilometra për nder të 28 nëntorit: Pavarësi!

Shqiprim Selmani, nga Malisheva e Gjilanit, ka bërë të shtunën një vrapim gjysmë-maratonik. 28 vjeçari vrapoi 28 kilometra në nderim të Festës së Flamurit.

Më 6 Prill 1911, flamuri shqiptar u valëvit në Deçiq

”Sot është ditë e shtunë dhe jam pushim, për këtë arsye kam vendos me dal dhe me i përfundu 28 kilometra për qëllim të 28 nëntorit”, ka thënë Selmani.

Vrapimin e filloi nga shtëpia e tij në Malishevë të Gjilanit dhe vazhdoi deri në fshatin Dobërçan dhe anasjelltas.

Gjilanasi thotë se bën shpesh vrapime kilometrike, por që ky ishte më i veçantë për të. Shqiprim Selmani këtë aktivitet synon ta bëjë organizim tradicional dhe me më shumë njerëz.

MË TË LEXUARAT

To Top