Rozë

(Video) Qan për atë që i bëri Luizit, Olta: Po më duket sikur po ia nxjerr Kiarën me dorë jashtë

Olta Gixhari është përlotur teksa ka folur me Dean për nominimin. Olta tha se ndjen një barrë të madhe kur Luizi thotë që do largohet nëse eliminohet Kiara, pasi duket sikur ajo është fajtorja.

'Po më digjet shpirti', Olta përlotet: Më duket sikur

Aktorja shtoi se kjo e bën të ndihet shumë keq dhe se nga njëra anë dëshiron të dalë vetë sepse e ka marrë shumë malli për të birin.

“Unë humbas se të gjithë do votojnë Kiarën që të mos nxjerrin Luizin. Thonë më mirë nxjerrim Oltën se ata të dy. Shyqyr që është tërhequr, ta lënë votimin, të lirë. Të fitojë kush të fitojë, unë nuk do bëj vertikalen. Unë çfarë kam bërë kam bërë.

Aman unë kam çunin jashtë, kam 3 muaj po më kputet shpirti, po më digjet shpirt, se më vjen për të qarë sa herë e them se e di unë se çfarë brenge kam lënë jashtë. Tani ky çohet e thotë po doli Kiara do dal dhe unë, më lënë një barrë tjetër të madhe. E di sa keq ndihem, ndihem shumë keq, ndihem sikur po ja nxjerr unë me dorë jashtë që të dalë ajo. Ti them rri se ma plase shpirtin, ti bëj valixhet gati të iki të shtunën në mëngjes.

Shiko po përgatitem psikologjikisht që të dal, se edhe mund të ndodhë. Mezi po pres të shkoj te çuni, mezi po pres”, ka thënë Olta.

MË TË LEXUARAT

To Top