Rritet orë pas ore ankthi në Agia Pelagia për nënën e zh dukur të dy fëmijëve , e cila u hodh nga makina në përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar. Ajo u përfshi nga pragjet e ujit dhe kërkimet për të vazhdojnë. Në fillim u tha se bashkëshorti i saj humbi jetën, por më pas u mësuar se i ndjeri që udhëtonte me të ishte Konstantinos Vergakis dhe jo bashkëshorti i saj.
Mediat greke raportojnë thriller, teksa kanë marrë reagimin e bashkëshortit të gruas së zhdukur, i cili ndodhet në Agia Pelagia që prej mesditës. “Ne erdhëm këtu me djalin tim dhe u përpoqëm t’i ndihmonim, por brenda automjetit gjetëm vetëm burrin e vdekur, gruaja ime mungonte. Do të doja që ajo të ishte gjallë, vetëm kaq dua ”, janë fjalët mallëngjyese të burrit.
Ai merr pjesë në kërkimin e gruas së tij dhe siç thotë ai para kamerës, lutet që ajo të gjendet e gjallë. Ata kanë dy fëmijë së bashku. Në mëngjes gruaja u nis nga Heraklioni me të ndjerin Kostas Vergakis, i cili u gjet i pajete. Kur uji mbuloi makinën, gruaja hapi derën e pasagjerit dhe u hodh jashtë.
Në gjendje të dëshpëruar, bashkëshorti i saj ka pasur një komunikim me 50-vjeçaren teksa kanë mbetur të bllokuar në makinë. Me ndalimin e motit të keq në zonë, ai shkoi në Agia Pelagia dhe mori pjesë në kërkimet për të gjetur gruan e tij.