Lajme

(Video) Të prekin në shpirt banorët e Thumanës: Nuk votojmë na lanë në qiell të hapur, as mjeku s’vjen





Banorët e fshatit Miliska që u përmby tën nga liqeni i Fierzës në vitin 1994 u zhvendosën në pjesën perëndimore të Thumanës në Krujë. Jetojnë pranë zonës ish kënetës. Me vete morën dhe emrin e fshatit.

“Kemi ardhur nga Fjerëza e Pukës se na përmbyti liqeni dhe erdhëm këtu,” thotë një banore. Më të vjetrit kanë tërhequr dhe të afërmit e tyre në këtë zonë. Ndihmë nuk patën as kur jetuan në Pukë as tani në Krujë. Shprehin pakënaqësi, pasi ju mungojnë rrugë me asfalt.

“Në 2018 rrëshqiti toka dhe ika, se shteti s’na ndihmoj dhe këtu s’kemi asnjë ndihmë. Kam bërë një shtëpi me borxhe. Ka mungesa boll. Rrugë s’ka.” “Rrugën të na i bëjnë me asfalt,” thekson banori.

“Mjeku nuk vjen këtu. Jemi të sëmurë me tension, veshka, duhet 10 mijë lekë të paguash makinën të shkojmë në spital të Krujës,” tregon një banore tjetër.

Të harruar dhe zhgënjyer nuk janë interesuar as kush janë kandidatët për deputetë. Duket se do ti dënojnë me votë.

“Unë nuk do votoj nuk ja vlen të votoj për kërkënd.” “Kam bërë kërkesa kryetarit po i shohim vetëm për zgjidhje për votat vijnë.”

Në këtë zonë të Krujës jetojnë rreth 70 familje me origjinë nga Puka. Pjesa me e madhe e këtyre banorëve I ndërtuan shtëpitë me ndihmën e fëmijëve që kanë vite në emigracion. Ushqehen me të ardhurat nga pensionet, pasi nuk kanë tokë bujqësore se janë të ardhur në këtë zonë.





MË TË LEXUARAT

To Top