Lajme

(Video) Vogëlushi shqiptar lë pa fjalë francezët, i ka habitur të gjithë: Ja çfarë arrin të bëjë ai

Anxhelo Yzeiraj është 8-vjeçari nga Tirana me njohuri të përgjithshme mbi mesataren.

E jashtëzakonshme! Shihni çfarë ka bërë ky fëmijë shqiptar në Francë

Në moshën 1-vjeçare ai është zhvendosur bashkë me familjen për në Francë, ku ka qëndruar për rreth 4 vite.

Në Francë ai ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për inteligjencën. Nga 48 pjesëmarrës, ku më i madhi ishte 18 vjeç, Anxhelo fitoi vendin e parë.

Psikologë të ndryshëm në Francë të cilët e vizitonin Anxhelon 1 herë në javë thonë se ai kishte inteligjencë mbi normalen për moshën e tij dhe kujtesë shumë të mirë.

8-vjeçari me njohuri nga fusha të ndryshme si: historia, gjeografia, letërsia, matematika e fizika ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me babain e tij Denis Yzeiraj.

MË TË LEXUARAT

To Top