Lajme

Zbardhet sërish nga dëbora Dardha, reshjet nuk po ndalen: Mbarësi dhe shëndet sjelltë për gjithë shqiptarët!

Rikthehen reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës ndërsa mësohet se reshjet e borës kane nisur prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Dardha “fundoset” nën dëborë (Foto) - Top Channel

Sipas të dhënave të autoritetit lokal të rrugëve nacionale,në segmentin rrugor të Dardhës trashëesia e borës ka shkuar deri në 3 cm, ndërsa problem shfaq kilometri i 9 deri në kilometrin e 12.

Ndërkohë në terren kanë dalë firmat kontraktore të cilat po punojnë për kriposje dhe hapjen rrugëve.

Sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve te mjeteve, te shfaqin kujdes në këtë segment për shkak te prezencës së borës dhe lagështirës ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me gomat e dimrit.

Dëborë në Dardhë, zbardhet fshati malor - Bota Sot

MË TË LEXUARAT

To Top