Ushqime

Zbuloni maskën më fantastike për sytë/ Ja si përgatitet me kastravec dhe vaj kokosi

Trajtimi i syve të lodhur apo qeskave nën sy bazohet në disa përbërës që i keni në kuzhinë. Kastravec, vaj kokosi dhe një blender janë zgjidhja për një maskë freskuese me përbërës natyralë nga frigoriferi.

Për 8 deri në 10 herë trajtim

Çfarë ju nevojitet:

1 kastravec mesatar, i prerë në copa

2 lugë gjelle vaj kokosi

1 lugë çaji vaj vitamine E

Përgatitja:

Kalojeni në blender kastravecin derisa të bëhet i lëngshëm. Mund të ju duhet të shtoni ndonjë lugë gjelle ujë.

Shtoni në të vajin e kokosit dhe vitaminën E. Më pas transferojeni në një tas xhami.

Zhyteni pambukun në lëng dhe më pas vendoseni në ngrirje.

Përdorimi

Për t’i përdorur, thjesht shkrijini pak dhe vendosini në sytë e mbyllur. Bëjeni këtë sa herë të ndjeni që sytë tuaj kanë nevojë pë trajtim, thjesht lërini të shkrijnë për një minutë ose 2.

Shtrihuni, vendosini sipër syve për 10 minuta. Bëni më pas shpëlarjen si zakonisht.

Shënim: Mund të hidhni lëngun e tepruar në format e akullit dhe t’i ngrini. Mund t’i aplikoni dhe direkt rreth syve për pak sekonda.

MË TË LEXUARAT

To Top