Lajme

Zelenskiy thirrje për bisedime: Rusia do të vuajë ndër breza, ju lutem të flasim

Presidenti Volodymyr Zelenskiy bëri thirrje të shtunën për bisedime gjithëpërfshirëse paqeje me Moskën për të ndaluar su lmin e saj ndaj Ukrainës, duke thënë se përndryshe Rusisë do t’i duheshin disa breza për të rikuperuar humbjet e saj në këtë l uftë.

Forcat ushtarake ruse kanë pësuar humbje të mëdha dhe përparimi i tyre kryesisht ka ngecur që kur Presidenti rus Vladimir Putin nisi s ulmin më 24 shkurt.

Megjithatë, trupat ush tarake ruse kanë rrethuar qytete, duke i kthyer në rr ënoja zonat urbane dhe ditët e fundit kanë intensifikuar s ulmet me r aketa ndaj objektivave të ndryshëm në Ukrainën perëndimore, larg nga fushat kryesore të be tejës në veri dhe lindje të vendit.

Të shtunën, Rusia tha se raketat e saj hipersonike kanë shkatërruar një depo të madhe nëntokësore raketash e armatimesh për avionë luftarakë në rajonin perëndimor Ivano-Frankivsk. A rmët hip ersonike mund të lëvizin më një shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Agjencia ruse Interfax tha se ishte hera e parë që Moska i kishte përdorur ato në Ukrainë.

MË TË LEXUARAT

To Top