Lot dhe dhim bje në Thumanë! Familjarët e vi kti mave të tërmetit të 26 Nëntorit kanë shkuar në va r rezat e qytetit, për të përkujtuar të afërmit e tyre, që tërmeti t ragjik i një viti më parë u mori jetën.
Në Thumanë u shuan tre familje, duke shënuar 26 vi kti ma. Familja Lala, Cara dhe Gregu ishin tri familjet më të prekura në Thumanë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Më fort se këdo tjetër tërmeti ka goditur familjen Cara. Plot 9 anëtarë të kësaj familje janë zënë nën gërmadha. Nga këta vetëm dy u nxorën me frymë jete prej rrënojave. Shtatë të tjerë mbyllën sytë përgjithmonë.