Lajme

Zi dhe trishtim! Koronavirusi i merr jetën këngëtarit të njohur shqiptar, lajmin e trishtë e dha djali i tij

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja. Ai është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërkaq lajmin për vde kjen e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë se tek ne ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamës jaran”, ka shkruar Visari.

Theksojmë se Peja është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare. Gjatë karrierës së tij ai solli një sërë projekte si “Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe jo vetëm. I njohur kryesisht për këngë të vjetra qytetare, Ismet Peja ka qenë dhe do të mbetet perlë e muzikës shqiptare.

Ismet Peja lindi në Gjakovë më 27 Prill 1937 dhe është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Si i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

MË TË LEXUARAT

To Top