Lajme

Zi në Kosovë/ 6 jetë të humbura nga Covid-19 dhe mbi 130 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 494 mostra nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive dhe 6 raste të vdek jes me SARS CoV-2 pozitiv.

Konfirmohen 10 raste të tjera me koronavirus në Kosovë, shkon në ...

Numri total i rasteve pozitive është 11.686 raste nga 44.927 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 416 raste të vd ekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 219 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus edhe në Kosovë – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top