Për shkak të situatës së tensionuar në Kakavijë qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të qëndrojnë të bl lokuar prej ditësh kanë nisur të protestojnë.
Në kushte të vështira, në përballje dhe me temperaturat e lartë fëmijë, gra, të moshuar apo edhe të sëmurë prej ditësh vijojnë të presin për të kaluar kufirin.
Ndërkohë që është raportuar për të sëmurë të cilët janë dërguar në spital, po ashtu në Kakavijë një fëmijë u përplas nga autoambulanca. Një ngjarje kjo tejet dramatike, pasi fëmija nuk i shpëtoi dot aksidentit dhe humbi jetën.
Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i bëri thirrje qytetarëve shqiptare që të kthehen nëse nuk mund të kalojnë dot në kufirin grek.
Disa prej tyre thonë se po heqin zi dhe se nuk po u duron dot më zemra dhe se edhe sot do të flenë jashtë.