Leximi

14 shkurti po afron/ Turqia eksportoi 70 milionë lule në prag të Ditës së të dashuuruarve





Prodhuesit turq të luleve, në prag të 14 Shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, kanë eksportuar 70 milionë lule në 22 vende, përfshirë Holandën, Britaninë, Gjermaninë dhe Rumaninë.

Image result for trendafila te kuq ne enderr

Ismail Yilmaz, kreu i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve dhe Produkteve Dekorative, tha se këtë vit u regjistrua një rritje e ndjeshme e eksportit të luleve, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

“Pavarësisht pandemisë, ne kemi dërguar 70 milionë lule në 22 vende, në vlerë prej afërsisht 7 milionë dollarëve. Kjo shifër ishte 6 milionë dollarë me 60 milionë lule vitin e kaluar”, tha ai.

Trëndafili i kuq dhe karafilat janë lulet e njohura, por Turqia kryesisht eksportoi karafil për shkak të nevojës në tregjet e brendshme, shtoi Yılmaz. Tregu më i madh turk i luleve është Holanda, ndërsa vijon Britania, Gjermania, Rumania dhe Ukraina.

Image result for trendafila te kuq ne enderr





MË TË LEXUARAT

To Top