Lajme

19 vite punë në Presidencën shqiptare/ Presidenti Begaj largon nga puna djalin e përkthyesit të madh

Prej 19 vitesh mbante postin në institucionin e Presidencës, duke i shërbyer me përkushtim 5 krerëve të shtetit shqiptar, ndërsa me ardhjen e Bajram Begajt, Edvin Shvarc është pushuar nga puna.

Edvin Shvarc është djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc, i cili ka sjellë në gjuhën shqipe kryevepra të letërsisë botërore.

Edvin Shvarc mbante postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë.

Sipas shkresës, largimi nga kjo detyrë është bërë për shkak të panjehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.

MË TË LEXUARAT

To Top