Një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1412 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 306 persona, duke e çuar në 7621 numrin e rasteve aktiv në vendin tonë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës, 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.
Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.