Lajme

20-vjecarja ndërroi jetë pas lindjes, flet kunati: Lanë jetim një fëmijë, mjekët nuk ishin aty!

Familjarët e 20-vjeares që ndërroi jetë disa orë pas lindjes në spitalin e Gjirokastrës vazhdojnë të akuzojnë mjekët për humbjen e saj. Ata thonë se është një pakujdesi e hapur e mjekëve. Pas lindjes ajo ka patur komplikacione të rënda, por mjekët nuk kanë qenë aty thonë famijarët.

Kunati shprehet:

Lanë jetim një fëmijë. Fëmija është mirë, na thanë 2.5 kg. Lindja u bë me operacion dhe fola me vajzën. Do presim që eskpertizën ta bëjnë nga Tirana se nuk kemi besim, vajza i ka bërë të gjitha analizat e gjakut prej nëntë muajsh, është neglizhencë e mjekut që nuk i kanë bërë gjilpërën për trompozë. Në fillim na thanë që kishte të gjitha parametrat në rregull, dhe pastaj na thanë që ishte hemoragji. Kanë tre versione të ndryshme, nuk i besojmë askujt, në gjyq do të shkojmë, kemi çuar babain që të bëjë gati letrat. Kjo është shëndetësia që reklamojnë Ogerta dhe Edi Rama në 3D, lanë një djalë jetim, i morën jetën një vajze 20-vjeçare.

MË TË LEXUARAT

To Top