Lajme

20-vjeçarja u kap tampon të falsifikuar në Kakavijë, kjo është mjekja që firmosi ilegalisht

Sajmira Laçi, ka mbajtur më parë postin e Drejtoreshës së Shëndetit Publik në Pukë dhe deri vonë ka qenë mjeke në qendrën shëndetësore në Kamëz, ndërsa ka qenë e angazhuar edhe në politikë. Në vitin 2017 ka qenë kryetarja e LSI në Shkodër.


Burime për Top Channel bëjnë me dije se për fal sifi kim in e tamponëve është një linjë e koordinuar personash dhe se me këto teste po ikin shumë njerëz nga kufiri edhe me Malin e Zi.

Kujtojmë se së fundmi në doganën e Kakavijës u regjistrua një ngjarje e paprecedentë, ku një 20-vjeçare është kapur me testin e falsifikuar të covid-19. Top Channel mëson se e reja quhet Kostandina Tomaj, ndërkohë që në fletën e printuar prej saj ishte edhe logoja e një laboratori privat i licensuar për kryerjen e tamponëve por që nuk ka lidhje me veprimin e paligjshëm të kryer nga 20-vjeçarja.

Së fundmi org anet greke të si gur isë janë vënë në a la rm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sig urisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat fal sifik ojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në terri torin grek.

MË TË LEXUARAT

To Top