Që Eduart Grishaj ishte një çun kaq romantik këtë nuk e kishim ditur deri sonte, me super surprizën që i ka bërë partneres së tij Arbana Osmani.
Kjo e fundit ka publikuar një foto në Instagram ku shihet në shtëpinë e saj, që është mbushur nga dhjetëra trëndafila të kuq.
“Në këtë pikë, mendoj se kemi në shtëpi më shumë trëndafila se sa lego-s”, ka shkruar moderatorja.
Nuk e dimë nëse kjo është ndonjë ditë e veçantë për çiftin, apo regjisori ka dashur thjesht të bëjë të lumtur partneren e tij, por këtë surprizë do e donte çdo vajzë.
Këto janë ditët e fundit të shtatzënisë së Arbanës, pasi shumë shpejt pritet që ajo të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë dhe me sa flitet lart e poshtë është djalë.
Ndërkohë, pak javë më parë ajo tha se së shpejti do të hapë një restorant dhe se ka në plan të bëhet edhe një blogere në YouTube.