Një tjetër mrekulli ka ndodhur në Turqi pas orësh të shumta në përpjekje për të shpëtuar njerëzit e mbetur nën gërmadha pas tërmetit që tro nditi Izmiri.
Mediat turke raportojnë se 91 orë pas tërmetit, skuadrat e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat një 4-vjeçare të quajtur Ayda Gezgin.
Gjëja e parë që tha Ayda kur u shpëtua ishte: “Ku është babai im?”
Ekipet e shpëtimit thonë se vogëlushja ishte brenda atij që quhet “trekëndëshi i jetës”, ngjitur pas një makine larëse.