Gazetari Mark Simoni ka folur nga Spitali Shefqet Ndroqi, ku prej 5 javësh qëndron i shtruar pasi është infektuar me Covid-19.
Duke folur për kryeredaktoren e News 24 e cila është futur vetë në Shefqet Ndroqi, Simoni tha se familjarët e tyre të vetëm tashmë janë mjekët dhe infermierët që kujdesen përditë për ta.
“E kam kaluar këtë situatë falë ndihmës së mjekëve dhe infermierëve… Është në natyrën e shqiptarit që tokësori më i madh i tregon kozmonautit hënën. Hë për hë këta janë të afërmit tonë”, tha Simoni, ndrësa kur u pyet nëse e mbante telefonin, shtoi “Unë jam gazetar, koleg i juaji. E mbaj telefonin. Kam marrë mbi 2000 mesazhe.”
Më tej, gazetarja e pyeti kolegun Simonin nëse i kishte arritur dy pacientët me Covid-19 që u hodhën nga spitali për shkak të gjendjes psikologjike.
“E kam përjetuar ngjarjen e tyre dhe i shpreh ngushëllimet familjes. Kjo shtë një sëmundje e tme rrshme, ndikon shumë në psiqikën e njeriut. Unë hy në kategorinë e shquiptarëve. I pakujdesshëm ndonjëherë. Unë udhëtoj shumë e aty mund ta kem marrë, por nuk jam të njerëzit që thonë ekziston e s’ekziston”, tha ai.
Një apel ai e ka dhe për qytetarët jashtë: Ju them njerëzve bëni kujdes nga kjo flamë e madhe. Keni besim te mjekët.