Blogerja dhe trashëgimtarja e “Topit” Lori Hoxha shpesh herë komentohet në mediat rozë për pamjen e saj si dhe stilin e të veshurit.
Teksa ndodhet në Londër dhe tregon se i mungon qielli me re, ashtu si çdo herë bie në sy veshja e saj.
Lori shfaqet e veshur tejet stil dhe trendi ku bie në sy çanta e markës Channel. Gjatë një kërkimi në Google, çmimet e një çante afërsisht të njëjtë si ajo që mban Lori variojnë nga 2000-5000 dollarë.
Nuk dihet nëse Lori ka ikur përkohësisht në Londër, që është vendi ku ajo ka kryer dhe studimet, apo po mendon që ta ndërtojë jetën përfundimisht atje. Së fundi ajo ka zgjedhur të jetë pak e tërhequr lidhur me ekspozimin e jetës së saj private, ndërsa nuk dihet nëse i ka dhënë fund lidhjes me Vis Bajraktarin, fotot me të cilin mungojnë prej shumë kohësh.