Ushqime

7 GABIME ME LËKURËN QË NA PLAKIN PARA KOHE POR NUK E KEMI KUPTUAR…

Duket se të gjithë po ndërgjegjësohen të kujdesen ndaj lëkurës. Por shpeshherë bëhen gabime trashanike, pa e kuptuar. Ja disa nga gabimet që njerëzit bëjnë gjatë kujdesit me lëkurës.

1. Nuk aplikojnë hidratues, pasi pastrojnë fytyrën

Nëse nuk aplikon në fytyrë hidratuesin një minutë pasi e ke pastruar, atëherë po e aplikon në kohën e gabuar. Por nëse e vendosni menjëherë në fytyrë, do të eliminojë ndjesinë e të qënurit e thatë pas dushit apo kur pastroni fytyrën.

2. Po përdorni sapunin e gabuar

Nëse refuzoni të blini një pastrues fytyre dhe po përdorni sapunin e thjeshtë në fytyrën tuaj çdo ditë, po e shkatërroni fytyrën tuaj. Dermatologët shprehen se sapuni thith gjithë ujin që ndodhet në fytyrën tuaj. nuk kuptim të aplikosh hidratuesin, pasi thjesht po rregullon dëmin që sapo bëre.

3. Po fërkoni fytyrën

Gjithmonë vendos butë të gjitha produktet në fytyrën dhe qafën tuaj. Pasi nëse e fërkoni me produktet, mund të irritojë fytyrën tuaj.

4. Nuk po e hiqni siç duhet make up-in

Mendoni pak për rutinën kur pastroni fytyrën nga make up: mundësitë janë që do të aplikoni në pambuk pastruesin, e do të pastroni gjithçka përnjëherësh. Gabim! Make up që keni vendosur në sy është më i vështiri për tu hequr dhe kërkon vëmëndje. Madje do të ishte perfekte të merrnit një pastrues vetëm për zonën e syve.

5. Nuk po ndryshon mjaftueshëm këllëfët e jastëkëve

Ndoshta nuk e kuptoni se këllëfët e jastëkëve janë pjesë e kujdesit ndaj lëkurës. Shumë njerëz nuk i ndrojnë këllëfët e jastëkëve mjaftueshëm, që mund të shkaktojë edhe akne në fytyrë, sidomos nëse nuk e pastron fytyrën. Kujdes duhet të përdorni këllëfë jastëkë prej mëndafshi, në mënyrë që fytyra juaj të jetë e butë. Madje është e mirë edhe për flokët.

5. Po përdorni shumë produkte

Tregu i kujdesit ndaj fytyrës është i hapur, larmishmëri produktesh. Gabimi është se nuk konsultohemi me dermatologun dhe marim shumë produkte, për të cilat ndoshta nuk mund të kemi nevojë dhe kanë ndikime negative.

6. Po neglizhon zonën e qafës

Nëse po i kushton shumë kohë fytyrës tuaj, mos harroni t’i kushtoni pak dashuri edhe qafës. Qafa ka një lëkurë shumë të hollë dhe mund të plaket më herët se pjesët e tjera të lëkurës. Masazhoni dhe qafën me moistruizer. Dhe ja ku mbaruat!

MË TË LEXUARAT

To Top