Lajme

7 muaj pasi u ndaluan nga Covid-19 ndodh Mrekullia në Mekën e bekuar, nisin lutjet: Allah nga sill shëndet e të mira!

Për herë të parë pas 7 muajsh, që nga fillimi i pandemisë, Arabia Saudite po lejon besimtarët që të kryejnë lutjet ditore në xhaminë e Madhe të Mekës.

FOTO/ Shtatë muaj pas ndalimit për shkak të Covid, besimtarët u lejuan sot  të falen së bashku në Mekë

Në mars, au tori tetet saudite ndaluan hyrjen dhe kryerjen e lutjeve në Masjid al-Haram në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medinë, ndërsa televizioni shtetëror saudit raportoi se një lutje e përbashkët në këtë mëngjes u mbajt në tempullin e shenjtë në Mekë.

Institucionet saudite gjithashtu postuan në Twitter fotografi të lutjeve në Qabe. Që nga 4 tetori, pelegrinazhet u është lejuar qytetarëve sauditë dhe myslimanëve që banojnë në atë vend.

E ndërkohë, myslimanët e huaj u njoftuan se do të mund të kryejnë ritet fetare në fillim të nëntorit, kur xhamitë në Mekë dhe Medinë do të hapen me kapacitet të plotë.

Lutjet e Haxhit dhe Umrasë

MË TË LEXUARAT

To Top