Ajo që njihet si një nga kafshët “më të shëmtuara në botë” është në fakt prodhuesja më e madhe e qumështit dhe e mishit në fermat e Sirisë dhe shumicës së Lindjes së Mesme.
E njohur ndryshe si “dhia e Damaskut,” kjo racë e veçantë është rekomanduar nga agjencia e bujqësisë e OKB si një nga kafshët më prodhimtare për t’u kultivuar.
Dhia e Damaskut e njohur gjithashtu si Halep, Baladi, Damascene, Shami, apo Chami, është një specie e kryqëzuar me origjinë nga Siria, që është importuar më pas në Qipro nga britanikët, ku cilësitë e saj janë përmirësuar me anë të kryqëzimit.
Një kafshë e tillë ka arritur të fitojë çmimin inkurajues “Dhia më e Bukur në Botë” në konkurrimin Mazayen al-Maaz në Riad në vitin 2008.