Ka ndodhur shpesh në ekranin shqiptar të dëgjojmë fyerje, sharje, ndaj figurave publike, por më e rëndë është gjuha e përdorur ndaj femrave me komentet që bëhen për to.
Është ska nd aloze për vetë faktin se gjuha e përdorur në televizione, më pas reflekton edhe në kulturën, komunikimin e përditshëm të njerëzve. Këto momente, ku personazhe të njohur kanë ofenduar publikisht.
“Qorre”, ishte fjala që shkaktoi reagime të shumta kur Renato Mekolli ofendoi një nga konkurrentet e “Hell’s kitchen”. Konkurrentja, Erkiada sh përtheu në lot pas këtij momenti duke u shprehur se pika e saj e dobët janë sytë. “Unë kam pasur një gjysh të verbër dhe gjëja e parë që kam bërë kur kam lindur fëmijët ka qenë vizita e syve.
Fyese ishin edhe komentet që u bëri opinionisti Arjan Konomi vajzave në “Përputhen”. Pas prezantimit të Teas, Konomi nisi të komentonte peshën e saj trupore. “Ti mund të mendosh se je pak mbipeshë, ato format e tua që mua më duken të bukura, të rrumbullakosura. Në sondazhe, meshkujt zgjedhin si femrën ideale ato të kolmet”-tha Konomi.
Dhe pas komenteve për vajzën “mbipeshë”, opinionisti bëri një koment aspak me vend për konkurrenten tjetër, Anën. “Ishte vërtet pasioni jot kuzhina? Se nuk e lidh dot me kuzhinën një vajzë që duket pak si anoreksike, kaq e dobët…”
Vazhdojmë me një tjetër deklaratë shokuese dhe këtë herë bëhet fjalë për Ana Likën e cila, kohë më parë bëri një koment fyes për Fifin. “Kjo është si balenë, si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil…Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që t’i humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike. Njerëzit e kanë dashur se ka qenë kështu”-tha Ana për Fifin.
Moderatori Kelvi Kadilli po ashtu ka bërë një deklaratë fyese për femrat duke u shprehur se 90% e tyre janë k*rva. Teksa fliste për këngën e tij “Vajzat e fshatit”, Kelvi u shpreh: “Ironizoj gjithë popullatën, 90% janë të tillë. “I bie që 90% të femrave po na i nxjerr kurva?”-e pyeti Kastro Zizo. “Shumica ashtu janë, tani të lutem. Nuk e di, çfarë shikoj natën. Ka edhe goca shumë të mira, por…”, u shpreh Kelvi.