Rozë

Mikela qan përballë Erionit: Kam dalë unë keq aty, ti shkove direkt me Anën nuk ke dalë në asnjë takim…

Një përballje ka ndodhur në Për’puthen mes Erionit dhe Mikelës. Të dy ishin shumë pranë për tu bërë çift por patën një krisje dhe gjithçka mori rrjedhë tjetër me hyrjen e Anës. Me këtë të fundit, Erioni pati tepër afrimitet. Kjo e ka mërzitur Mikelën, e cila nuk mbajti dot lotët në përballjen me Erionin, të cilin e akuzoi se e ka përdorur.

Mikela fillon të qaj pasi Erioni kërcen me Ana Lleshin - Gazeta Express

Mikela: Mund të kem dalë si skizofrene aty. Kemi pasur shumë takime, ka pasur shumë deklarata, pëlqimi shumë i madh, vendin tënd se zë askush.

Erion: Rrugës kanë ndodhur shumë gjëra që kanë ndryshuar.

Mikela: Këtu në studio kanë ndodhur shumë gjëra por ti ke vazhduar, më ke telefonuar pas kamerave. Pse? Nëse je ftohur nga unë, nëse ke interes ndaj meje. Ti dhe pas meje erdhe pasi more leje nga dikush tjetër. Ka arritur vjen Ana të jep leje se çfarë të bësh ti.

Erion: S’më ka thënë askush çfarë të bëj.

Mikela: Është përmendur shumë personi i tretë. Nuk jam unë, por personi i tretë që hyn. As nuk dua të formojmë trekëndëshe këtu. Ti nuk e di cfarë ke me personalitetin tënd ose hyre me qëllimet e tua shumë mirë. Hyre në këtë program, gjete Mikelën, arrite në pikë që gagti të jap deklaratë për ty, më ke përdorur, bëre shown tënd dhe më le për dikë tjetër. Jam shumë e zhgënjyer si ti arrite të më përdorësh mua duke qenë që që në fillim erdhe tek unë, këmbëngule.

Erion: Nuk më intereson.

Mikela: Ti nuk toleroje asgjë, ishe xheloz dhe në momentin që kemi një përplasje, kemi një krisje, vjen një vajzë tjetër dhe Mikela nuk është asgjë për ty. Nga ana tjetër, telefonatat jashtë janë. Kam dalë si një njeri që nuk më ka kuptuar asnjë. Ti çdo darkë më merr e më thua të mungoj, të ka marrë malli dhe në studio bën të kundërtën. Unë jam si budallaçka dhe ti po bën lojë. Kam menduar se je më i vërteti dhe dole më lojtari.

Erion: Je shumë gabim. Nëse të jam larguar dhe disa gjëra i kam bërë jashtë normales, disa situata nuk i kam menaxhuar dot. Të kërkoj falje nëse të kam bërë të ndihem keq. Ti e di çfarë ndjesish ke për mua.

Mikela: Nuk e di, çfarë ke? Mikela gur shahu nuk bëhet. Nëse kam pëlqyer dikë këtu, në të vërtetë je ti, askush tjetër.

Erion: Ti mund të heqësh dorë prej meje, unë jo prej teje.

Mikela: Vazhdo lufto duke iu afruar Anës. Një natë më parë më kishe marrë mua në telefon. Nuk e di sa të madhe e ke zemrën, sa femra nxë aty por unë ta thashë, unë nuk i ndaj gjërat.

Ku qëndron me Mikelën? Erioni i përgjigjet Anës: Më erdhi keq që tu  vërsulën, nuk dua të mendoj që… - Top Channel

MË TË LEXUARAT

To Top