Rozë

Habit Aurela Gaçe, tregon si i tha aktores shqiptare: Do ma japësh çik burrin tënd mua

Këngëtarja Aurela Gaçe ka zgjedhur të ndaj detaje të reja rreth klipit të këngës së fundit që ka publikuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur tregon se sa të vështirë e pati të gjente modelin apo aktorin për klipin e këngës “Në të zënça”.

Delinda Disha dhe bashkëshorti i saj flasin për - Syri Kosova | Lajmi i fundit

Ndër të tjera Aurela tregon se kur ka takuar rastësisht aktoren e humorit Delina Dishën, i është kujtuar se bashkëshorti i saj mund të ishte personazhi i duhur për klipin.

Madje këngëtarja tregon edhe batutat mes saj dhe aktores së humorit. “Isha në kërkim të një modeli&aktori për klipin e ri. Isha në hall.

O i gjeja shumë të rinj, o shumë të ëmbël, o shumë portrete tip ma fie( s’më shkonin me këngën) e, s’po gjeja atë që ne e quajmë “Danoç” që e do gjithë lagjja përshembull.

Takoj rastësisht Delina Dishën edhe pap- pap mendimi i parë që më erdhi….uuuuu burri i Delit është fiks edhe u hodha në sulm

I them- , A do ma japësh një çikë burrin? Ajo që e njeh humorin tim, plus dihet që është “nona” me rrolet e saj, direkt ma hodhi batutën- -Ta lë moj çupë, ta lë, po se mos e bën rrugë”-shkruan Gaçe.

Delinda Disha tregon si u njoh me të shoqin dhe frikën që pati në fillim - Bota Sot

MË TË LEXUARAT

To Top