Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi, të cilët nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duket se po e shijojnë edhe jashtë.
Sarah ka bërë me dije se ka udhëtuar drejt Kosovës për të shijuar disa ditë pushime krah DJ PM.
Blogerja e njohur zbuloi se kanë zgjedhur Bogën, një destinacion shumë të dashur sidomos për dimër. Në një nga videot e postuara ajo shihet me PM në makinë teksa po ashtu një qëndresë e kanë bërë edhe në Prishtinë.
Kujtojmë se i pari që doli nga shtëpia ishte PM, i cili herë pas here thoshte që duhet të dalë edhe Sarah.