Lajme

I ndërtoi Turqia/ Presidenti Erdogan dorëzon çelësat e banesave në Laç

Kryeministri Edi Rama i uroi mirëseardhjen Presidentit të Turqisë, i cili mbërriti sot për të zhvilluar një vizitë njëditore në vendin tonë.

Ceremonia e mikpritjes u mbajt në aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërsa ata tashmë ndodhen në qytetin e Laçit, aty ku është finalizuar projekti madhor i rindërtimit të lagjes se re me 524 apartamente, financim i qeverisë turke.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum tha në ceremoninë e ndarjes së dorëzimit të çelësave për banesat e reja në Laç se është shumë i lumtur që Turqia e ka mbajtur premtimin e saj për qytetarët e Laçit.

Kurum tha se Turqia do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë.

“Sot jemi këtu në më shumë se 500 njësitë e banimit që kemi ndërtuar, iu uroj të prekurve një jetë të qetë dhe të lumtur në këto banesa të reja. I nderuar president , kryeministër, marrëdhëniet tona janë të krijuara mbi një lidhje të madhe shpirtërore që vjen nga vllazëria, historia e përbashkët na afron më shumë me njërit tjetrin.

Duke nisur nga këto lidhje që ekzistojnë mes nesh ne të ditë mira kemi ndarë gëzimet në ditë të vështira telashet.

Kështu dy vite më parë me udhëzim të presidentit Erdogan , nxitua të ndihmonim vëllezërit tanë shqiptarë.

Dhe ja ku jemi sot, po dorëzojmë ato që kishim premtuar. Ne si Turqi do të jemi pranë Shqipërisë gjithmonë, siç kemi qenë”, tha ai.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum

Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim mes tyre, në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Në vijim, dy personalitetet do të marrin pjesë në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, objekt i rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.

Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë të posaçme parlamentare.

Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie dhe për shkak të këtyre masave të marra nga Policia e Shtetit për sigurinë e presidentit turk, do të ketë bllokime rrugësh prandaj policia iu bën apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.

Më poshtë janë edhe marrëveshjet që pritet të miratohen:

1: Një marrëveshje bashkëpunimi do të jetë ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2: Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3: Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4: Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5: Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6: Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.

7: Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

MË TË LEXUARAT

To Top