Petriti ka sjellë në një seancë ndërmjetësimi nusen e djalit Albanën. Konflikti mes tyre ka lindur kur nusja i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia sepse nuk e mbante dot pasi ka edhe tre fëmijë për t’u kujdesur.
Petriti pretendon se nuk ka ku të shkojë pasi të gjitha paratë e kursyera në emigracion ia ka marrë një person i afërm dhe nuk pranon t’ia kthejë. Albana thotë që ai të shkojë tek djemtë e tjerë pasi nuk mund të presë sa Petriti të zgjidhë të gjitha hallet që i ka shkaktuar me vetëdije. Si do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje?
Albana: Me gjithë respektin që kam si babai i burrit dhe gjyshi i fëmijëve të mi, të lutem shumë nuk e kuptoj sepse na ke futur në një stres, në një sh errr…
Petriti: Ku të vete unë, nga të ia mbaj unë?!
Albana: Po çfarë ke me ne?! Ne kemi hallin tonë.
Advertisements
Eni Çobani: Nga djali çfarë kërkon?
Petriti: Nga djali dua strehim, strehim.
Eni Çobani: E ke nga martesa e parë këtë?
Petriti: Po.
Eni Çobani: Ke pasur marrëdhënie me djalin më përpara?
Petriti: Jo, me djalin kam pasur pak marrëdhënie kohët e fundit.
Eni Çobani: Po ku ka qenë djali gjithë këto vite, je interesuar ti si prind?
Petriti: Jo, për herë të parë në Greqi jemi njohur kur unë u sëmura për vdekje dhe u bëra për spital.
Eni Çobani: Po sa vjeç i ke lënë fëmijët?
Petriti: 15 vjeç. Te djali im do të shkoj. O nuse, unë do të shkoj te djali im.
Albana: Po ti ke gruan, djalit ia ke prishur qetësinë më vjen shumë keq.
Petriti: Ia prisha, s’ia prisha, djalit tim, te ai do të shkoj.
Albana: Djali nuk pranoi të vinte sot këtu…
Petriti: Ku do të shkoj unë?!
Albana: Gjeje të drejtën ku e ke lënë, jo këtu e të prishësh qetësinë time dhe të bashkëshortit tim. Ti ke 3 djem, çfarë ke me këtë tani?!
Petriti: Vetëm me atë sepse me atë e gjej llafin, me të tjerët nuk e gjej dot. Ky më ka ngjarë mua.
Albana: Tani të shkatërrojë jetën e tij?! Ose ti, ose unë aty sepse ti ke shumë shpenzime sepse je i sëmurë mbi të gjitha…
Petriti: Po unë ku do të shkoj?
Albana: Po pse nuk m’i dhe mua lekët dhe ja dhe Xhevatit?!
Petriti: Tek ai pata besim, vëlla, kushëri i parë.
Albana: Mua nuk më dha njeri ndihmë. Ti nuk më dhe ndihmë zotëri. Edhe unë kam pasur nevojë për ndihmë, por nuk kam ardhur të t’i bie derës. Nuk e kërkoi njëherë që t’i thoshte: Djalë a ke një palë atlete të veshësh?!
Petriti: Isha i papjekur, isha i papjekur, rritur me dhi. Nuk dija
Albana: Si i bie tani, u poqe 70 vjeç?!
Petriti: Po, tani u poqa.
Albana: Unë nuk e pranoj dhe më vjen keq…
Eni Çobani: Më drejtoheni mua, por unë kam një pozicion krejtësisht tjetër ngaqë unë bashkëjetoj me familje…
Albana: Vijnë reciproke gjërat. Ju thoni bashkëjetoj, por me siguri ka pasur një diçka reciproke në këtë marrëdhënie.
Eni Çobani: Po, patjetër sepse bashkëjetesa është dhe reciproke. Unë e shikoj në gjuhën tuaj se ju këtë njeri e paskeni dashur që të ju ndihmojë sepse meqenëse nuk ju ka ndihmuar dhe e keni parë 3 herë në jetën tuaj, ky nuk meriton që të vijë në shtëpinë tuaj, por tani ky është keq.
Albana: Ai ka gruan, të shkojë tek gruaja.
Eni Çobani: Po e ka lënë pra edhe gruaja.