Big Brother VIP është kthyer në kryefjalën e mediave rozë, ku çdo veprim i banorëve komentohet dhe shikohet me detaje. Së fundmi një video e Donaldit duke u puthur me Beatrix në dhomën e ndjenjës ka marrë vëmendjen dhe po bën xhiron e rrjetit.
Mirëpo detaji që ra më shumë në sy ishte Monika që nuk ua ndante sytë. Ka qenë Iliri që është çuar dhe e ka ‘kthjelluar’ duke e prekur te koka. SHIKO VIDEON
Nderkohe, mbrëmjen e djeshme Egzona e ka pyetur Donaldin se cili mendon ai se është lojtar më i fortë midis tij dhe Ilirit.
“Mendoj se Iliri është lojtar më i fortë se unë”, ka thënë Donaldi. Banorët e tjerë kanë ndërhyrë duke shtuar se Iliri është më pak i përfshirë emocionalisht se Donaldi.