Rozë

Habit Blendi Fevziu/ Publikon fotot duke parë filxhan e kafes dhe…

Gazetari Blendi Fevziu ka zgjedhur që të kalojë kohën duke lexuar filxhanin në Kalanë e Petrelës.

Ai ka postuar një video në rrjetin e tij social ‘Instagram’ nga kalaja teksa konsumon një kafe turke e më pas merr rolin e fallxhorit dhe nisi të lexojë fatin e tij tek filxhani i kafesë.

Fevziu thotë se po shikon rrugë e se kjo është një lajm i mirë. “Një rrugë e shoh, lajm i mirë po vjen nga larg. Kur sheh filxhan si plakat e lagjes në fëmijëri…” – thotë Fevziu gjatë leximit të filxhanit.

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” të disa diteve me pare ka sjellë dëshmi të rralla të g enocidit në Kosovë. Ai tregoi se emisioni dhe regjistrimet që ka realizuar në një ekspozitë në Prishtinë e kanë përlotur.

“Emisioni i sotëm do të jetë krejtësisht i veçantë. Është një prej emisioneve që edhe unë gjatë momenteve të regjistrimit jam përlotur.

Jam i sigurt që shumë prej jush do të përloten sot. Do të përloten sepse edhe efekti që mund të arrinit direkt atje ku ne kemi kryer intervistat do ishte shumë më i fortë se ai që vjen në formë televizive”, tha Fevziu.

Fevziu tha se në Prishtinë është zhvilluar një ekspozitë me sendet personale të 1133 fëmijëve të vrarë dhe të z hdukur gjatë l uftës së Kosovës.

MË TË LEXUARAT

To Top