Një grup polifonik e priti me këngë presidentin turk, Recep Tayip Erdogan i cili ka mbërritur sot në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.
Pas ceremonisë së pritjes në Rinas, Erdogan do të shkojë në Laç, ku pritet të bëjë një inspektim banesave që qeveria turke financoi për tu ndërtuar pas tërmetit. Edhe grupi polifonik ndodhet në Laç ndërsa mësohet se do t’ia këndojnë vargjet live.
Disa vargje
“Lajmi i bukur mbuloi dhenë,
E gjithë bota sot po zien,
Erdogani thonë me gojë,
Shqipërinë do ta vizitojë.
Lajmi i bukur mbuloi dhenë,
e gjithë bota sot po zien,
Erdogani tha me gojë
Shqipërinë do ta ndihmojë.
Shteti turk e Ankaraja, tregoi dashurinë e saj,
Shqipërisë ju gjend pranë porsi nëna për evlanë.”
Diku në mes të janarit, u bë një këngë polifonike shqiptare mirënjohëse për presidenti turk Taip Erdogan, e cila i fal elozhe ndihmës së Turqisë gjatë pandemisë dhe tërmetit.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan ka filluar vizitën e tij disa orëshe në Shqipëri. Ai u prit nga kryeministri Rama dhe truproja e nderit. Në ceremoninë e mbajtur në Rinas u kënduan himni turk dhe ai shqiptar dhe më pas Rama dhe Erdogan prezantuan njëri-tjetrin me ministrat dhe delegacionet respektive.
Policia ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie me rastin e vizitës së Erdogan në Shqipëri duke bllokuar të gjitha rrugët përreth aeroportit të Rinasit.
Kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa akse në trekëndëshin Tiranë-Vorë-Laç ku mijëra makina kanë mbetur tashmë në rrugë në pritje të largimit të Presidentit turk nga vendi ynë në mënyrë që policia të lirojë rrugët.