Pas eleminimit të Xheisarës, në nominim shkuan Dj Dagz dhe Einxhel; i eleminuari i dytë ishte Dj Dagz. Menjëherë pas eleminimit të tij reagoi Dj Pm, ish banori i Big Brother Vip dhe shok i ngushtë,përmes një postimi në InstaStory.
Dj Pm reagoi me një foto të të dyve të përqafuar në të cilën kishte shkruar: proud with you bro, tash osht koha. I love you bro, deri n’vdekje”. Dj Pm mezi po e priste daljen e Dj Dagz, pasi sic tha para disa javësh nga studio e Big Brother, “kemi shumë punë që na presin”.
Por cfarë vazhdoi pas mbylljes së spektaklit live, ishte një Einxhel që nuk pushonte dot së qari për daljen e Dj Dagz. Beniada i qëndroi gjatë gjithë kohës afër duke u munduar ta qetësonte. Einxhel u shpreh se është shumë e mërzitur me Trixën dhe Donaldin që nuk e shpëtuan, ata ishin shokët e tij.
Edhe Trixa u afrua te Einxhel në oborr, por fjalët e saj e stopuan menjëherë. “Ti ishe ajo që the se do dal po doli Dagz”? i tha Einxhel, Trixës. “O jeta, po ti e di sa e dua Dagzin…”, “Ik, në qoftë se nuk do të dëgjosh ndonjë gjë që nuk nuk do të pëlqejë”, ia preu Einxhel.
“Pasha kryt e mamit, mos e merr kështu vazhdoi Trixa. “Si do ti që ta marr, e kryet detyrën me larjen e ndërgjegjes për sonte? Bravo ju qoftë”, ishin fjalët e Einxhel e cila nuk pushonte së qari.
Ndërkohë që vetë Einxhel në momentin që Arbana hapi televotimin po i thoshtë vazhdimisht Dagzit, që do dalim të dy, po dole ti, do dal dhe unë. Einxhel e harron atë që tha dhe i kudnërvihet Beatrixës. Bukur!