Rozë

Arbëri doli dje nga shtëpia e ‘Big Brother’, Pajtimi prek me fjalët: Jam krenar për ty vëlla me ty deri në fund

Mbrëmë kishte dy eliminime radhazi. Xheisara u eliminua nga votat e publikut ndërsa një tjetër banor la shtëpinë me nominimin e dytë.

Dagz ishte ai i cili u largua pasi mbeti i fundit pas Einxhel. Menjëherë pas eliminimit kishte reagime teksa nuk mungoi edhe ai i mikut të Dagz, Dj Pm.

Përmes një postimi në storien e tij në Instagram, Pm ndau një imazh derisa përqafohet me Dagz brenda shtëpisë. “Krenar me ty vëlla tash është koha #itsPmandDagz. Të dua deri në v dekje bashkë”, shkroi Pm. Në momentin kur doli në nominim, Dagz menjëherë u ank ua pse askush nuk e ndihmoi nga njerëzit që priste se e donin në shtëpi, ashtu si edhe Einxhel. Kjo e fundit u shpreh se, pavarësisht rezultatit, do të dalin të dy bashkë. Fjali mjaft e guximshme, apo jo?

“Arbana, a mund të dal unë direkt, ju lutem?” – u shpreh djali nga Kosova. Arbana Osmani menjëherë u shpreh se kjo nuk ka shans të ndodhë.

Big Brother VIP ka hyrë fiks në fazën e fundit të programit, sepse kanë mbetur saktësisht edhe 4 javë nga fundi i këtij fenomeni në Shqipëri. Në finale do të shkojnë ata që kanë më shumë fansa, por edhe durim.

MË TË LEXUARAT

To Top