Rozë

Poston fotografinë duke qarë këngëtarja shqiptare dhe prek me fjalët: Kjo është jeta, mos shikoni rrjetet sociale

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enxhi Nasufi ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me lot në sy. Fotos së saj, ajo i ka bashkangjitur një mbishkrim të gjatë e mjaft frymëzues. Ajo u shpreh se çdo ditë përballet me ulje dhe ngritje, si edhe po l ufton me veten për jetën dhe ëndrrat e saj.

Enxhi Nasufi (@nasufi_enxhi) / Twitter

Këngëtarja tha dukeqënë se çdokush kalon vështirësi dhe sfida që të tjerët nuk i dinë, secili prej nesh duhet të përqafojë sf idat me të cilat përballen.

Teksa u shpreh se “të gjitha janë pjesë e jetës nga dhimbja, lotët, zhgënjimi, ankthi e depre sioni”, Enxhi Nasufi u kërkoi ndjekësve të mos merren me të tjerët por të kthejnë sytë nga vetja e tyre dhe të përballen me problemet që kanë.

Çfarë nuk shikoni shpeshherë në Social Media! Lot, dhimbje, zhgënjim, vuajtje, nerva, humbje, luhatje humori, mos dëshirë, ankth, panik, depresion etj etj. Dhe të gjitha këto janë totalisht normale sepse sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë e kuptoj atë shprehjen e mamit tim “Jeta nuk është fushë me lule”, “hajde se ‘do rritesh’ dhe do i kuptosh se gjërat janë ndryshe”! Po janë! Çdo ditë luftoj me veten dhe me askënd tjetër për jetën time dhe për ëndrrat e mia! Në fakt Çdokush luftën me veten e ka, me problemet brenda vetes, me pasiguritë, komplekset, vështirësitë por jo çdo njeri i shfaq njësoj!

Enxhi Nasufi - Save me (By Eviol) by Zebrone84 - HulkShare

MË TË LEXUARAT

To Top