Higjena dhe rregulli në shtëpi duket se është kthyer në një problem serioz. Për t’i nxitur drejt rregullit, pastërtisë dhe sistemimit ‘’Vëllai i Madh’’ ka vendosur të paralajmërojë banorët.
Ata d ënohen të lajnë me dorë të gjitha rrobat që ndodhen në lavanderi, gjithashtu të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur.
Pasi morën zarfin, nisi një debat mes banorëve. Iliri i thoshte Monikës se çohet që në mëngjes që të gatuajë drekën, ndërsa ajo u shpreh se nuk do të hajë më nga dora e tij.
Iliri: Unë çohem që në mëngjes me përgatit drekën. Ku di ti se cdo të thotë të gatuash për 16 veta.
Monika: Po kush ti lan ty?
Iliri: Ti ke ndejtur monument kulture aty mbrapa. Kur e ke bërë, e ke bërë mirë por kur të është dashur ty dhe rri këtu e në krevat. E ke deklaruar se nuk bëj më.
Monika: Nuk bëj më dhe nuk do haj nga dora jote. Iliri: Atëherë pse rri? Ik fli gjumë.
Monika: Jo nuk iki, nuk kam ardhur për punë. Nuk më kanë marrë për punë.