Një është e sigurt: dashurinë, bashkimin e shpirtrave të dashuruar, fejesat dhe martesat, nuk mund ti ndaloj asgjë. Edhe në kohë pandemie, kemi qenë dëshmitar të shumë ceremonive martesore, ani pse më modeste sa i përket numrit të të ftuarve dhe pompozitetit.
Këto kohë i ka dhënë fund beqarisë edhe gazetarja e njohur Rilinda Krasniqi, e cila është martuar me inxhinierin Armend Rexhepin.
Çifti i ri e kanë kurorëzuar dashurinë në një aheng të mrekullueshëm familjar, ku nusja ka shkëlqyer në kuptimin e plotë të fjalës.