Rozë

Ia mori jetën sëmundja e ligë/ Rrëqeth burri i të ndjerës Hueyda: Nuk tregoi se nuk donte të ndjente keqardhje, shkoj e shoh përditë atje

Në emisionin “Wake Up” ishte i ftuar bashkëshorti i Hueyda El Saied. Ai ka folur gjatë lidhur me përjetimin si dhe historinë e sëmundjes së gruas së tij, e cila ndërroi jetë para 3 muajsh.

Fillimisht, ai tha se sëmundja e saj ka qenë një sekret midis tij dhe familjarëve të saj dhe arsyeja ka qenë gjendja emocionale e Hueydës, e cila nuk dëshironte që të tjerët të ndjenin keqardhje për të.

“Ka një arsye dhe arsyeja kryesore ishte gjendja e saj emocionale. Ajo s’donte që njerëzit të ndjenin keqardhje për të. Ishte shumë e rëndësishme të qëndronte e përqëndruar në ndryshimet që po pësonte dhe në procesin e rikuperimit. Duhet të ishte e përqëndruar në lu ftën e kësaj sëmundjeje. Kjo ishte arsyeja pse ajo e mbajti sekret vetëm me ne dhe rrethin e ngushtë familjar.”- u shpreh ai.

“S’ka qenë fare e thjeshtë, po në fillim isha aty kur mora njoftimin. Ishte shok për ne. Disa orë pasi mori njoftimin tha ‘Ok, është një lajm i tmerr shëm, por duhet të përballem”. Më tha se do të lu ftonte për veten, për Gabrielin dhe për mua. E gjeti fuqinë dhe përqëndrimin që pas disa minutash dhe i habiti të gjithë me guximin dhe forcën që tregoi. Mjekët, infermierët dhe të gjtihë ne ishim shumë krenarë për gjithë rrugëtimin.”

Thierry Grosjean ka thënë gjithashtu se ishte ai që e mori vendimin që Hueyda të prehej pranë tij, në Luksemburg.

“Ishte vendimi im që ajo të prehej këtu, pas miratimit të familjes së saj sigurisht. Ishte vendimi dhe përgjegjësia ime. Siç e kam thënë edhe më herët, dua ta mbaj Hueyda-n pranë vetes dhe Gabrielit, është shumë e rëndësishme ta kemi pranë. Unë e vizitoj çdo ditë.”- ka thënë ai, duke treguar se tashmë jeta e tij ka marrë një rrjedhë tjetër, duke nisur një aventurë dhe një përgjegjsi të madhe për rritjen e djalit.

Hueyda El Saied makes the change in appearance and is no longer the curly  one you remember

MË TË LEXUARAT

To Top