Trupat e katër personave, përfshirë një foshnjë janë gjetur të mërkurën disa metra larg nga kufiri ndërmjet Amerikës dhe Kanadasë.
Ata janë gjetur në një rrugë, që përdoret zakonisht nga emigrantët e paligjshëm. Foshnja dhe dy të rritur u gjetën të vdekur vetëm 12 metra larg kufirit me SHBA dhe 10 kilometra në lindje të Emerson, Manitoba. Trupi i një tjetër adoleshenti është gjetur pak më pas.
Të mërkurën në mëngjes, rojet kufitare amerikane panë një grup njerëzish që po kalonin kufirin. Njëri mbante sende për fëmijë, por mes tyre nuk kishte asnjë foshnjë. Më pas nisën h etimet në të dyja anët e kufirit. Pas katër orësh dhe ndërkohë që në zonë mbizotëronin kushte shumë të vështira atmosferike, u gjetën trupat.
Në një konferencë për shtyp, Zëvendës Shefi i Policisë së Manitobës, Jane McLachi tha se katër personat ndoshta ishin “të bra ktisur vetëm në mes të një stuhie ” dhe të ftohtit polar, pasi temperaturat në zonë kishin rënë në -35 gradë.