Big Brother ka dënuar banorët në primen e kaluar për pastërtinë. Ata nuk mbajnë pastër shtëpinë dhe ky është shfaqur si shqetësim i madh.
Iliri dhe Donaldi debatuan ashpër me njëri-tjetrin për higjenën. Balerini italian u shfaq shumë i ashpër me aktorin shqiptar, ndërsa niveli i bisedës ishte i ulët.
“O Donald, ti je i fundit që duhet të flasësh për pastërti. Ti nuk pastron as nevojën tënde kur shkon në banjo. Hyra paas teje dhe ti e kishe lënë ashtu”.
Donaldi reagoi duke i thënë: “Seriozisht e ke? Je shumë i shpifur, or burrë. Çfarë janë këto muhabete që bën kështu? Ma shpife totalisht”.
Arbana ndërhyri direkt duke ndaluar bisedën: “Seriozisht e keni? Vërtetë keni arritur në këtë nivel. E turpshme dhe shumë e ulët nga të dy”.
Sot u shpërnda një video në rrjet ku shihet Iliri duke shfryrë hundët fort në tavolinën e bukës, e më pas lë peceten me qyrre në tavolinë. E shpifur!