Beatrix Ramosaj është banorja që u eliminua nga Big Brother Vip. Në televotimin me Einxhel dhe Donald, ishte Beatrix Ramosaj ajo që publiku voto për ta nxjerrë nga shtëpia e Big Brother.
Me të ardhur në studio, ajo hapi edhe qesen e Lori Caffe, por bileta e saj ishte vetëm vajtje, kështu duke mbyllur rrugëtimin e saj në këtë spektakël.
Në studio ajo dukej shumë e frikësuar nga bota jashtë dhe komentet që pret qoftë nga familja apo publiku. E këtë gjë e vuri re edhe opinionisti Arbër Hajdari,
i cili i tha Trixës që shyqyr që dole, pasi tha se rrugëtimi i saj në BigBrother është kufizuar pasi sipas tij, Trixa e ka ndrydhur shumë veten se çfarë do mendojnë jashtë.
“Shyqyr që dole, mos rri si pulë e lagur” iu drejtua ai Trixës duke u munduar ta çlirojë nga emocionet që kishte në studio.
Nderkohe, Donaldi se priti mire largimin e Trikses. Donaldi ne momentin qe doli Trixa i dha nje mesazh te forte: “Ruaj qetesine per gjithcka. Do te shihemi bashke, cfare do qe te ndodhe duhet te ruash qetesine! Behu e forte! Do te shihemi jashte”.
Donaldi nuk e ka përjetuar edhe aq mirë, ndarjen nga partnerja e tij të cilit nuk i munguan edhe lotët.