Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu iu është përgjigjur shumë pyetjeve që lidhen me jetën personale dhe profesionale të tij. Ndër to, këngëtari i hitit “Merrma shiun e Prishtinës” pati edhe një kërkim falje publike ndaj bashkëshortes së tij, Nera Fejzullahu.
Kjo e fundit mesa duket nën gjurmët e bashkëshortit, kishte pasur dëshirë të merrej me muzikë – ëndërr e cila i ka ngelur në sirtar dhe kjo krejt për faj të Sabriut.
I pyetur se për çfarë do t’i kërkonte falje gruas së tij, këngëtari i shumë hiteve u përgjigj duke përmendur këtë pishman të jetës së tij.
“Nerës do i thoja më fal që ia kam ndaluar këngën. Kur ka qenë në moshën 24 vjeçare me atë bukuri me atë zë brilant, nga xhelozia ia ndërpreva. S’ia bëj vetes k urrë hallall, jam penduar shumë”, ka thënë Sabri Fejzullahu për “Prive”.
Ndërkohë i pyetur se si mbahet një raport i shëndosh bashkëshortor për kaq shumë vite, ai tha se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm me sinqeritet dhe dashuri. I njëjti mohoi që të ketë pasur ndonjëherë gjatë jetës ndonjë krizë në martesën e tij dhe të Nerës.