Rozë

Humbi të atin pak ditë më parë, prek me fjalët gruaja e Lulzim Bashës: Babai im ishte burrë i jashtëzakonshëm

Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha ka shprehur falënderime për të gjithë ata që iu gjendën pranë për humbjen e babait të saj Xhafer Isufi, i cili u nda nga jeta më 20 janar.

Aurela Basha ndan dhe një mesazh për frymën me të cilën është edukuar dhe rritur nga babai i saj, duke shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe respektin që ka lënë pas.

“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura. Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.

Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt. ”, shkruan Aurela Basha.

Aurela dhe Lulzim Basha në një foto siç nuk i keni parë kurrë më parë – Abc  News

MË TË LEXUARAT

To Top