Lajme

Meta recitoi poezi në mes të dëborës/ Agron Llakaj dhe Salsano Rrapi e tallin keq: Të dua moj Burbuqe!

Presidenti Ilir Meta, duke se pa kuptuar ka “shpallur” trendin e ri në rrjetet sociale. Meta dje nga Korça publikoi një video në rrjetet sociale u shfaq duke recituar mes dëborës.

E menjëhërë pas këtij postimi aktorët e personazhet e njohura kanë nisur “sfidën”. I pari ishte Agron Llakaj, i cili me ironi tha se është i gatshëm të bëhet pjesë e konkursit të hapur nga presidenti.

“Behem pjese e konkursit te ri te fjales poetike te hapur nga Presidenti i Republikes Ilir Meta“Bie bora nga perjashta”, shkruan Llakaj teksa reciton një poezi.

Ndërsa një tjetër video vjen sot nga aktori Salsano Rrapi, i cili i ka hyrë pak “me thellë” imitimit. Ai ka veshur një shall ashtu siç kishte Presidenti,

e teksa recitimin e shoqëron me duar. “Lum për lagjen që unë kam dhe pallatin me tulla të kuqe. Ju kam të gjithëve shumë xhan, ehe ty moj Burbuqe”thotë Salsano në vjershën e tij.

Epo si duket ky trend do na shoqërojë këto ditë të ftohta të dimrit dhe tani presim personazhin e radhës publik që do vazhdojë t’i shpallë sfidë presidentit Meta në fushën e poezisë.

MË TË LEXUARAT

To Top