Tashmë u bë gati një javë prej kur Dagz-i u largua nga shtëpia e BBV-së. Einxhel është ajo që ende nuk e ka tejkaluar mërzinë për të.
Edhe pas ca ditësh ajo është e thyer emocionalisht teksa ka shpërthyer në lot. Ajo po qëndronte e vetme në oborr teksa po shoqërohej me muzikë dhe lotët e saj nuk ndalonin.
Dagz dhe Einxhel kanë krijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë të cilën e kanë shijuar në maksimum. Einxhel vazhdon ende lojën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Një tjetër banor që nuk po kalon momente të mira aty është edhe Donaldi. Përtej problemeve shëndetësore, këto ditë Donaldi është dukur shumë i ngarkuar emocionalisht dhe psikokogjikisht.
Ai shpesh qëndron vetëm teksa ka shprehur herë pas here shqetësimin e madh për Beatrix dhe për atë që ajo po kalon jashtë.