Pas disa ditësh heshtje, Alvisa ka reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga Bashkimi. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Alvisa ka shkruar: Ku kanë arrit Por menjëherë pas disa minutash, ish-konkurrentja është penduar dhe e ka fshirë postimin.
Edhe pse ish-konkurrentja nuk është shumë e qartë në postimin e saj, ndarja mes çiftit është pak por e sigurt. Kujtojmë se Alvisa dhe Bashkimi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila ishte shoqëruar me shumë dinamika, skandale dhe ngjarje të njëpasnjëshme. Lajmin për ndarjen e ka konfirmuar Bashkimi në një postim në rrjetet sociale.
Por ndërkohë pas këtij postimi nuk ka munguar dhe reagimi i ish të dashurit të Alvisës, Hysenit. Ky i fundit ka shkaktuar tepër debate të rënda në studion e Për’puthen, teksa pas akuzave ai është larguar nga programi. “Gënjeshtra dhe mash trimi kanë një date skandence. E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe pse të gjithë e besojnë.”- ka shkruar Hyseni pas ndarjes së çiftit Bashkim- Alvisa.
Mos vallë postimi i Alvisës lidhet me reagimin që ka bërë Hyseni për të, apo fshihet diçka tjetër pas. Kjo mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.
Megjithatë nuk duhet lënë pa u përmendur se ky mund të jetë një “thumb” për Arjan Konomin apo konkurrentët e Për’puthen që kanë komentuar ndarjen e tyre në program.