Rozë

Beatrix i mori Donaldin, Bora Zemanit/ Fifi e mbron: Gjykoni lojën dhe jo ndjenjat

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon të jetë më i komentuari i momentit. Pak ditë më parë, këngëtarja la shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe sapo u bë pjesë e realitetit jashtë nuk u prit nga publiku.

Kjo bërë që Trixa të mungonte në emisionin “Fun Club”, si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore. Mirëpo, Beatrix ka pasur edhe mbështetjen e personazheve të njohur si ish banorja Neda Ballaku apo edhe të këngëtares Fifi.

Kjo e fundit më një ‘live’ në Instagram tha se njerëzit asnjëherë nuk duhet gjykuar për ndjenjat e tyre dhe se nuk është në rregull ajo që po bëhet ndaj Beatrix.

“Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale”, u shpreh Fifi.

“Gjithkush e ka te drejten e lire te fjales por jo kur fjala kalon ne ofendim,kercenim dhe shprehet me urrejtje dhe dashakeqsi. Pas mashkullit ku kryesisht ne kete shtet qe jetojme eshte figura me e shemtuar qe na “perfaqson” gruaja siduket ja ka zili mashkullit dhe gjykon dhe ofendon ma shume se vete ato.

Asnjera figure ska te drejte te flas per ndjenjat ose vendimet qe dikush merr per jeten personale qofshin te mira ose te keqia per te. Eshte turp mbi te gjitha kur FEMRA gjykon FEMREN. Me vjen mire qe ka njerez te pjekur dhe dine te llogjikojne ate gje te bukur qe shfaqi Beatrixa ne BBV”, thotë ndër të tjera Fifi.

MË TË LEXUARAT

To Top