Ka edhe nga ato rastet kur njerëz të ndryshëm kanë ngjashmëri të madhe me njëri-tjetrin. Nga këto raste kemi edhe tek ne.
Blogerja shqiptare njëherit nusja e djalit të Sali Berishës, Armina Mevlani, ka ngjajshmëri të madh me të dashurën e Ronaldos, Georgina Rodriguez.
Po të vizitojmë profilet e tyre mund të shohim ngjajshmëritë mes të dyjave. Gjithashtu të dyja komentohet shumë për pamjen dhe jetën e tyre.
Rikujtojmë se, së fundmi blogerja shqiptare ka kaluar një periudhë të vështirë, pas infektimit të saj me COVID-19. Nëpërmjet videove dhe imazheve në Instagram ajo u ka dhënë këshilla ndjekësve se si duhet ta kalojnë këtë periudhë dhe se çfarë po bën ajo specifikisht.
“Unë nuk e kisha kaluar ndonjëherë Covid-in në gjithë këtë pandemi, pavarësisht se jam takuar me njerëz pozitivë, me familjarë, kam udhëtuar shumë, por çuditërisht e mora tani.
Simptomat e mia kanë qenë, ditën e parë kisha shumë temperaturë 39, gjatë natës 38 e gjatë ditës 37. Dhimbjet e trupit më bezdisin më shumë. Me energjinë nuk jam keq. Kjo është situata dita e 6, po pi shumë vitamina, aspirinë.”,- tha ajo.